27,12,2024

Ardita Sinani: Shqiptarët, të bashkohemi në Evropën e Bashkuar

Must Read
Ardita Sinani, kryetare e Preshves

Ndryshe nga propozimi i riaktualizuar i Kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, për ndërrim territoresh me Serbinë, Kryetarja e Kuvendit të Preshevës Ardita Sinani, mendon ndryshe.

Sinani në një intervistë për emisionin ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit, ka thënë se një ide e tillë mund të shkojë në dëm të shqiptarëve.

“Shqiptarët, të jemi bashkë ne Evropën e bashkuar. Ndërrimi i kufijve mund të shkojë në dëm të shqiptarëve, për këtë nuk janë të interesuar as faktori ndërkombëtar dhe as ai shqiptar”, tha znj. Sinani.

Kryetarja Sinani më tej në këtë intervistë ka shprehur shqetësimin ndaj tensioneve të fundit Kosovë – Serbi.

“Zhvillimet e fundit janë shqetësuese për rajonin, dhe jo vetëm për luginën, sidomos ndalimi i z. Ramush Haradinaj na shqetëson. Po përcjellim me vëmendje këtë situatë dhe presim që me gjuhën e dialogut në Bruksel të ulen këto tensione. Unë besoj dhe jam optimiste se me negociata, me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-ve mund të dalim nga këto tensione”, është shprehur Sinani.

Ajo më tej ka shtuar se Prishtina zyrtare duhet të gjejë forma që të rrisë presionin ek Beogradi sa i përket pozitës së shqiptarëve të luginës.

“Prishtina zyrtare asnjëherë nuk e ka shprehur përkrahjen për Luginën, por i kuptojë sepse raportet Beograd-Prishtinë janë të ngrira. E nga Tirana zyrtare presioni ka qenë më i pranueshëm”,shtoi më tej Ardita Sinani – Kryetare e Kuvendit komunal të Preshevës. /RTV Dukagjini/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img