“Problemin që po tentojmë ta zgjidhim bashkë është tepër i madh që të mund ta lëmë pa përgjigje të qartë”, ka thënë Jovanoviq.
Lideri i LDP-së vlerëson se është absolutisht e papranueshme gjithçka që ka ndodhur gjatë dialogut në disa javët e fundit dhe se nuk ka arsye për fshehtësi, pasi që Serbisë dhe Kosovës i duhen informacione të sakta dhe të qarta që janë pjesë e bisedimeve, transmeton lajmi.net.
Jovanoviq ka theksuar se qëndrimi i LDP-së është shumë i qartë – implementimi i plotë i Marrëveshjes së Brukselit.
“Praktika e fshehjes së të vërtetës kosovare dhe mënyra se si po zhvillohen bisedimet është e paqartë, e kjo më herët ishte praktikë e Boris Tadiqit, dhe kështu vazhduan të punojnë edhe Ivica Daçiq dhe Aleksandar Vuçiq”, ka thënë Jovanoviq.
Ai vlerëson se “siguria e serbëve në Kosovë nuk mund të ruhet me eskalimin e nacionalizimit në Serbi, pasi që kurdo që kështu jemi sjellë, kemi humbur”. /Lajmi.net/