“Për Hashim Thaçin problem më i madh është qeverisja në Prishtinë, se sa situata në veri dhe Beogradi. Në çdo pyetje për veriun e përmend Prishtinën”, ka shkruar Shpend Ahmeti.
Kurse, Hashim Thaçi në Klan Kosova ka thënë se “ka më shumë ndërtime pa leje në Prishtinë” se në veriun e vendit.
Ai po ashtu ka ngritur edhe shqetësimin mbi ndenjët e ajrit në kryeqytet.
“Muri do të hiqet shumë shpejt. Por, për ne shqetësim është ajri i ndotur në Prishtinë”, ka thënë Thaçi.