28,11,2024

Le Pen tregon se çfarë do t’ju ndodhë punëtorëve të huaj në Francë

Must Read
Marine le Pen

“Prioriteti kombëtar do të jetë punësimi dhe ndihma me 80 euro në muaj për shtresat më të dobëta”, ka thënë Le Pen në një intervistë për “Le Monde”.

Le Pen ka sqaruar gjithashtu se për të nxitur punësimin vendas synon të vendosë një taksë për çdo kontratë që kompanitë mund të nënshkruajnë me punëtorë të huaj.

“Të ardhurat nga kjo taksë do të derdhen në arkat e ndihmës për të papunët. Në këtë mënyrë, një numër i konsiderueshëm njerëzish do të kërkojnë të largohen, sepse Franca nuk do të stimulojë më emigracionin”, ka thënë Le Pen, përcjell TCH.

Ndërsa ata që do të pranojmë, ka vijuar kryetarja e partisë së ekstremit të djathtë, do të duhet të plotësojnë disa kritere dhe të mos rëndojnë mbi financat publike.

“Baza e gjithë kësaj është patriotizmi. Çdo masë e miratuar dhe çdo euro i shpenzuar duhet të mbrojë interesin e francezëve, sidomos në zgjidhjen e problemit të fuqisë blerëse”, ka shtuar Le Pen.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img