12,07,2025

Zharku dhe Muhaxheri nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për financimin e rrugëve

Must Read

MI do të financojë në tërësi realizimin e projekteve infrastrukturore në vijim:

Asfaltimi i rrugës Malaj në Pejë, në vlerë prej 200,000 euro, asfaltimi i rrugës Shkrel – Bogë, në vlerë prej 100,000 euro, asfaltimi i rrugës Brestovik – Shtedim në Pejë, në vlerë prej 300,000 euro, asfaltimi i rrugës Pejë – Lumbardh – Milishevc, në vlerë prej 300,000 euro, asfaltimi i rrugës Rashiq – Broliq, në vlerë prej 50,000 euro, asfaltimi i rrugës Pavlan – Nakull, në vlerë prej 50,000 euro, rruga Shtupeq i Madh në Pejë, në vlerë prej 600,000 euro, ndërtimi i rrugëve lokale në fshatin Vitomiricë – KK Pejë, në vlerë prej 15,000 euro.

Komuna e Pejës do të kryejë procedurat e tenderimit të këtyre projekteve, do të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin komision do të marrë pjesë edhe një anëtar i MI-së, si dhe obligohet që të sigurojë kushtet e nevojshme, që projekti të realizohet brenda afatit të caktuar dhe me cilësi të lartë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një qytetar në Ferizaj i bën për spital dy policë, nuk i lejoi t’ia arrestonin djalin

Një person është arrestuar të premten në mbrëmje në Ferizaj, pasi i njëjti kishte sulmuar dy zyrtarë policorë. Rasti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img