28,09,2024

Njeriu kryesor i Trumpit: Nuk ka dyshim, do të luftojmë me Kinën

Must Read

Ekstremi i djathtë i cili ka fuqi të madhe në Shtëpinë e Bardhë dhe ka mbështetur në të kaluarën idenë se raca e bardhë është superiore, pati deklaruar se marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Kinës do të kalojnë në konflikt të armatosur për shkak të detit të Kinës Jugorë, transmeton lajmi.net.

“Në 5-10 vitet e ardhshme ne do të nisim një luftë në detin e Kinës Jugore”, kishte thënë Benon në mars të vitit 2016.


Steve Benon

Tensionet në mes Kinës, SHBA-ve dhe Japonisë në anën tjetër, janë rritur këtë vit për shkak të debatit mbi pronarët e pjesëve të Oqeanit Paqësor.

Kina pretendon se ata janë pronarët e detit në pjesën jugore dhe kanë për qëllim të instalojnë mjete ushtarake në një ishull artificial.

Prej kur Donald Trump fitoi zgjedhjet marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve janë përkeqësuar për shkak të qëndrimeve anti-kineze.

Sekretari i ri amerikan, Rex Tilerson ka mbështetur angazhimin e marinës amerikane e cila do të bllokojë ishujt artificial në detin e Kinës Jugore, gjë të cilën Pekini mund ta marrë si akt lufte.

Indikacionet se Kina është duke u përgatitur për konflikt u ngritën në fillim të kësaj jave, pasi doli një informatë ende e pakonfirmuar se Kina ka vendosur raketa me rreze afër provincës verilindore pjesë kjo në kufi me SHBA-në.

Një zyrtar i ushtrisë kineze ka deklaruar se lufta në mes Kinës dhe SHBA-ve gjatë mandatit të Trampit nuk është vetëm një slogan por mund të bëhet realitet./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndahet nga jeta Gjenerali Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Imri Ilazi- Komandant Ferri

Sot, u nda nga jeta Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gjenerali i FSK-së, veprimtari politik, bashkëqytetari ynë -...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img