11,09,2025

Basha: Zgjedhjet e lira janë kusht kryesor për negociatat BE-Shqipëri

Must Read

Ai me anë të një postimi në facebook pretendon se ky kusht, e vërteton planin e Edi Ramës siç e cilësoi ai për të manipuluar dhe vjedhur, shkruan lajmi.net

“Ky kusht vërteton edhe një herë se plani i Edi Ramës për të manipuluar, vjedhur dhe shkatërruar zgjedhjet është rrënues për të ardhmen e vendit dhe për stabilitetin e Shqipërisë”, ka shkruar Basha në facebook.

Lexo postimin e plotë:

Zgjedhjet e lira janë kusht kryesor për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë. Rezoluta e djeshme e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian e ka theksuar edhe një herë zyrtarisht këtë gjë.

Ky kusht vërteton edhe një herë se plani i Edi Ramës për të manipuluar, vjedhur dhe shkatërruar zgjedhjet është rrënues për të ardhmen e vendit dhe për stabilitetin e Shqipërisë.

Katër vjet qeverisje nga Edi Rama e ka detyruar Evropën t’i vendosë Shqipërisë një kusht elementar demokratik: zgjedhjet e lira. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img