29,05,2025

Serbia bllokon migrantët në një qendër të Beogradit

Must Read

Zyrtarët serbë kanë thënë sot se migrantët që momentalisht po qëndrojnë në qendrën për refugjatë të kryeqytetit të Serbisë duhet të marrin leje të veçantë për tu larguar nga qendra.

Ata që marrin leje të veçantë, duhet patjetër të kthehen në qendër më së largu në orën 10 të mbrëmjes.

Kjo masë është ndërmarrë pasi një grua është ankuar se është sulmuar nga migrantët në afërsi të kampit, derisa ecte me tre fëmijët e saj. Ajo sipas AP-së, është ankuar se migrantët kanë dashur t’ia marrin karrocën me foshnjën e saj në të.

Zyrtarët kanë thënë se policia po e heton rastin.

Rreth 550 migrantë po qëndrojnë në këtë kamp. Nuk dihet ende nëse e njëjta masë është vendosur edhe për qendrat tjera të refugjatëve në Serbi.

Rreth 7 mijë migrantë kanë mbetur në Serbi pasi vendet ballkanike kanë mbyllur rrugët për migrantët që duan të shkojnë drejt vendeve anëtare të BE-së.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj në Bruksel: Kryetari Agim Aliu pjesë e panelit të Komitetit Evropian të Rajoneve

Bruksel, 27 Maj 2025 – Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, po merrë pjesë në një ngjarje të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img