28,11,2024

Kujt duhet t’i përgjigjet Ivanov për shkeljet e bëra?

Must Read
George Ivanov, president i Maqedonisë

Janë këto dilema që shtrohen në opinion pas veprimit të Gjorge Ivanovit. Ekspertë të Kushtetutës për Portalb.mk kanë sqaruar rreth çështjeve që hutojnë opinionin.

“Në një shtet të së drejtës, mund të jep përgjegjësi nëse ekziston Kuvendit. Kuvendi ende nuk ka filluar me punë. Thirrje në përgjegjësi mund të kërkohet. Megjithatë, unë pres që Ivanov të vijë deri aty që qytetarët t’i kërkojnë përgjegjësi dhe ai mandatin do t’ia jep partisë së dytë- LSDM. Ai njëherë gaboi, por mund gabimin ta përmirësoj. Kushtetuta ka vlera- sundimi i ligjit, demokracia, pluralizmi, e gjithë kjo duhet të jetë detyrim për presidentin”, kështu vlerëson ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese Trendafil Ivanovski.

Rreth çështjes në fjalë është deklaruar edhe profesori universitar Mersim Maksuti.

“Nëse konstatohet shkelje eventuale atëherë duhet ta inicon parlamenti me dy të tretat e votës dhe rasti kalon të Gjykata Kushtetuese, e cila duhet të marrë vendimin përfundimtar”, ishte decid Maksuti.

Ivanovski për Portalb ka sqaruar edhe vonesën e Ivanovit për t’u deklaruar qartazi pas skadimit të afatit që Gruevski të formojë Qeverinë.

“Ivanov nuk ka çka pret për t’a raportuar Gruevskin se nuk mund të formon Qeverinë. Normale është tash kryetari t’ia jep mandatin kandidatit tjetër. Kandidati i radhës nuk mund të jetë i së njëjtës parti, sepse ajo parti një herë veçmë e shfrytëzoi mundësinë kushtetuese, por duhet t’i jep partisë tjetër- në këtë rast LSDM-së”, tha Ivanovski.

Ai vlerëson se Ivanov në versionin e parë bëri gabim, sepse nuk pati konsultime me partitë nëse ata mund të bënin shumicën parlamentare apo jo.

“Tani, Ivanov ka mundësi ta pyes Zaevin nëse mund të bëjë shumicën. Nëse ky i fundit e vërteton se mundet, atëherë nuk ka problem kushtetues që mandati t’i jepet Zaevit. Çfarëdo lojë tjetër, …dhënia e mandatit partisë së njëjtë që nuk arriti të formon Qeverinë në mundësinë e parë është shkelje thelbësore e Kushtetutës”, deklaroi për Portalb Ivanovski.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img