Ai ka shkruar se të tre këta luftëtarë e deshën Kosovën dhe lirinë e saj më shumë se çdo gjë tjetër.
“Ata luftuan me trimëri epike sepse e deshën këtë vend dhe lirinë e tij më shumë se çdo gjë tjetër. Zahiri, Hakifi dhe Edmondi me jetën, veprat dhe heroizmin e tyre, janë shndërruar në figura frymëzuese për brezat e rinj të Kosovës”, ka shkruar kryeministri Mustafa në facebook.
Lexo postimin e plotë:
Sot u mbushën 20 vjet nga rënia heroike e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës. Ata luftuan me trimëri epike sepse e deshën këtë vend dhe lirinë e tij më shumë se çdo gjë tjetër. Zahiri, Hakifi dhe Edmondi me jetën, veprat dhe heroizmin e tyre, janë shndërruar në figura frymëzuese për brezat e rinj të Kosovës. Lavdi jetës dhe veprës heroike të Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës!