15,09,2025

VMRO-DPMNE reagon ashpër ndaj kryeministrit grek

Must Read
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-31 19:52:16Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

“Republika e Maqedonisë as nuk ka pasur dhe as nuk ka pretendime territoriale ndaj Greqisë. Republika e Maqedonisë dhe populli vetëm e kanë mbrojtur të drejtën e tyre të vetëpërcaktimit dhe indentitetin e tyre. Republika e Maqedonisë nuk ka vendosur sanksione ndaj Greqisë. Përkundrazi, Greqia ishte pala e cila i mbylli kufijtë dhe e cila me veto e bllokoi vendimin për anëtarësimin e plotfuqishëm në NATO. Greqia është pala e cila deri më sot nuk lejon efektuimin e rekomandimeve pozitive për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

“Me këto deklarata dhe ofendime që nuk mbajnë aspak ndaj Maqedonisë dhe popullit, kryeministri grek nuk kontribuon për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinje dhe as nuk tregon të paktën pak vullnet në tejkalimin e problemit të cilin e ka Greqia me emrin tonë. Me këto deklarata Cipras tregon se ai nuk ka vullnet për zgjidhjen e kontestit, ndërsa jo Republika e Maqedonisë të cilën e akuzon”, vlerëson partia e cila së fundi nuk arriti ta krijojë qeverinë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

Një 40-vjeçar raportohet se është vrarë në fshatin Balaj të Ferizajt Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img