Kongresi amerikan raportohet se ka urdhëruar agjencitë e inteligjencës për të zbuluar shanset e “mbijetesës” së liderëve ruse dhe kinez në rast të një sulmi bërthamor.
Planet janë pjesë e një modeli ushtarak afatgjatë për të testuar reagimin e armiqve të mundshëm në qoftë se lufta bërthamore do të shpërthejë. Kjo është theksuar në një pjesë të Aktit Kombëtar të Autorizimit të Mbrojtjes të 2017-ës të SHBA-ve (NDAA).
Por, Todd Pierce, një ish Major i ushtrisë amerikane dhe historian, ka thënë për agjencinë ruse të lajmeve “Sputnik” se, kjo mund të jetë një goditje nukleare që po përgatit SHBA kundër dy superfuqive: Rusisë dhe Kinës.
Ndërkohë, ish-zyrtari i CIA-s Phil Giraldi ka hedhur poshtë pretendimet duke thënë se thjesht Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-ve po përgatitet për skenarët më të vështirë në Tokë. /Syri.net/