13,09,2025

Gjykata dënon me 9 vite burg 21 vjeçarin, i cili goditi për vdekje një grua në Tiranë

Must Read

Gjykata e ka dënuar me 9 vite burg 21-vjeçarin. Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, i riu do bëj 6 vite burg.  Gjatë leximit të vendimit i pandehuri nuk ka qenë i pranishëm në salle dhe është përfaqësuar vetëm nga avokati.

Prokuroria ka kërkuar 10 vite heqje lirie për Andrea Memollarin, i cili në Korrik të vitit të shkuar përplasi për vdekje me makinë nënën e dy fëmijëve, Dhurata Prifti.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 Korrik në rrugën “Asim Vokshi” në kryeqytet. Pasi e përplasi për vdekje 45 -vjeçaren, Memollari i kaloi përsipër me makinë dhe u largua nga vendngjarja.

Ai kishte shkelur edhe herë të tjera rregullat e qarkullimit rrugor. Në vitin 2015, ai u dënua nga gjyqtari Martin Deda me 40 orë pune, në interes publik për korrupsion aktiv, pasi tentoi t’i jepte para policëve rrugorë, që e kishin ndaluar për tejkalim të shpejtësisë.

I njëjti gjyqtar, në një rast të ngjashëm, për të njëjtën vepër penale, korrupsion aktiv ndaj punonjësit të policisë rrugore, ka dhënë dënim me burg 8 muaj./ tvklan.al

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos gurthemel i kompleksit memorial kushtuar heroit të Kosovës, Rexhep Bislimi

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe në bashkëpunim me familjet e dëshmorëve dhe organizatat...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img