11,09,2025

Nxënësi australian që pretendon se është i pari që i refuzohet viza nga SHBA

Must Read

Ai ka lindur në Australi, por mban edhe shtetasin iraniane prej nga edhe e ka prejardhjen. Fakt ky që ka rezultuar me refuzim të vizës nga shteti i Amerikës.

Ai ishte duke planifikuar të realizonte një udhëtim “ëndrrash” në SHBA me shkollën e tij, ku do të vizitonte qytete si Orlando, Florida e Uashington, transmeton lajmi.net.

“Bërtita në konsullatë pasi e kuptova vendimin, këtë nuk e bëj shpesh. Babi ishte i mërzitur dhe ju thoshte se ne nuk jemi kriminel dhe nuk kemi bërë asgjë të keqë”, u shpreh 15 vjeçari, shkruan DailyMail.

“Unë kam shtetësi asutraliane. Kam lindur këtu, kjo nuk ka kuptim dhe nuk është e drejtë”, ka thënë Poya Ghadirian.

Shumë reagime ka pasur pas vendimit të Trump i cili ua ka ndaluar qëndrimin në Amerikë qytetarëve nga shtatë vendet me shumicë myslimane: Irani, Iraku, Siria, Sudani, Libia, Jemeni dhe Somalia. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img