CAS sot ka hedhur poshtë ankesën e Serbisë, duke e cilësuar si të ligjshëm pranimin e Kosovës në organizatën më të madhe të futbollit në Evropë.
Vendimin e UEFA e ka vlerësuar lartë kreu i FFK-së, Fadil Vokrri, i cili në një intervistë për RTK-në ka deklaruar se është një vendim i merituar, dhe një fitore si diplomatike ashtu edhe juridike për Kosovën
“Pas anekses së shtetit serb në CAS, për çdo lëvizje kemi qenë të informuar nga Zyra Ligjore e UEFA”, deklaroi Vokrri për RTK, përcjell lajmi.net.
“Është një vendim i merituar, një fitore diplomatike dhe juridike”, ka shtuar kreu i FFK-së.