22,04,2025

Alex Ferguson e cilëson Man Utd skuadër të pafat

Must Read

Manchester United këtë edicion drejtimin e skuadrës ia ka besuar Jose Mourinhos, me të cilin synon rikthimin e ditëve të lavdishme në ‘Old Trafford’.

Ecurinë e Unitedit deri më tani në Premierligë, e ka vlerësuar lartë Alex Ferguson, duke deklaruar se skuadra nuk ka marrë atë që e ka merituar, duke qenë e pafat në shumë ndeshje.

“Ekipi është duke luajtur me të vërtetë mirë dhe deri më tani kanë qenë shumë të pafat. Ata kanë barazuar në gjashtë ndeshje 1:1, dhe pse kanë qenë më të mirë se kundërshtarët”, ka deklaruar Ferguson për BBC, përcjell lajmi.net.

“Nëse do të fitonin në këto ndeshje, ata do të sfidonin Chelsean. Kjo është për të ardhur keq, por duhet të pajtohemi me këtë”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

1 muaj paraburgim ndaj të miturit i dyshuar për veprën penale vrasja e rëndë

Ferizaj, 21 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img