29,12,2024

Pse nuk duhet t’i zieni asnjëherë perimet?

Must Read

Sado që provojmë, mund të jetë e vështirë për ne që të hamë perime çdo ditë.

Por edhe nëse e arrini këtë qëllim, dieta juaj mund të mos jetë aq e shëndetshme sa mund të jetë.

Dhe kjo për shkak të mënyrës se si shumica prej nesh i gatuajmë perimet tona – të cilave mund t’ua prishim përfitimet shëndetësore.

Kështu, nëse i zieni perimet gjithmonë, duhet të mos e bëni më, transmeton Gazeta Express.

Duke i gatuar ato në këtë mënyrë ju do t’ua humbni vlerat ushqyese për 50%, thuhet sipas nutricistes Tracy Lesht.

Ajo tha për revistën Shape se disa perime nuk duhet të zihen kurrë. Kjo përfshinë lakrën, spinaqin, lakrën jeshile, brokolin, fasulet dhe bizelet.

Arsyeja për këtë është se vitaminat e tyre shkrihen në ujë – kështu që nëse i vloni perimet që përmbajnë vitamina të larta, ju nuk do të shihni shumë dobi prej tyre.

Por kjo nuk do të thotë se ju duhet të mos i zieni fare dhe të pushoni së ngrëni ato. Lesht sugjeron se ka një alternativë tjetër: të mos i zieni për shumë gjatë, t’i zieni për pak kohë, për të mos ua humbur vlerat

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img