27,12,2024

E turpshme: Zbulohet si po trukohen ndeshjet miqësore

Must Read

Por pikërisht në kulmin e përgatitjeve, janë organizuar miqësore të dyshimta që sipas “Federbet” kanë patur synim parësor manipulimin e rezultateve dhe jo përgatitjen e lojtarëve.

Agjencia që denoncon shpesh fluksin e parave të dyshimta për ndeshje futbolli ka dhënë shembuj të qartë, duke nisur nga kampet stërvitore në Qipro. Në fokus ishte ndeshja mes Astra Giurgiu të Rumanisë dhe ekipit rus FC Ural, gjatë të cilës u monitorua dhe u faktua një shumë totale jo normale për ndeshje pa prestigj dhe vetëm miqësore me spektatorë që numëroheshin me gishta. Pati baste të majme që do të shënoheshin më shumë se 3 gola dhe kjo pikërisht ndodhi. Nisje e ngadaltë dhe më pas hapje portash, shkruan Tch.

Në një tjetër ditë, sërish futboll i pabesueshëm në një fushë stërvitore në Antalia dhe sërish mes një ekipi rus dhe rumun. Në përballjen mes Krilia Sovietov dhe ekipit të Panduri, arbitri pati shumë vendime të diskutueshme dhe të çuditshme. Pati fare pak tentativa për gol në gjysmë orën e parë, por ndërsa fluksi i parave në baste shtohej, koeficienti për më shumë se dy gola u ul në nivelin 1.45.

Për një amator skedinash, kjo ishte jo logjike dhe tragjikomedia në futboll, arriti kur arbitri dha penallti vetëm pas goditjes së këndit, episodi i parë i disave të maskaradës së futbollit të trukuar.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img