Njëra nga pyetjet që iu bë nga tifozët, ishte se kë pëlqen më shumë Granit Xhakën apo Taulant Xhakën.
Cana edhe pse më shumë vështirësi, zgjodhi Taulantin, pasi që ky i fundit ka zgjedhur Shqipërinë.
Kjo përgjigje “acaroi” Granit Xhakën, që i shkroi menjëherë.
Por, Cana iu përgjigj përsëri duke i thënë se Taulanti po luan me Shqipërinë dhe për atë e ka zgjedhur, ndërsa në fund i flet edhe për kartonin e kuq që e mori sot ndaj Burnelyt, duke i thënë:”Luaj mirë o turullak, mos merr karton të kuq”./Lajmi.net/