Futbollisti i akademisë së klubit Ferizaj, Leard Sadriu është duke treguar lojëra të mira me përfaqësuesen e Kosovës U17 e cila po luan në një turnir në Turqi.
Leardi është një futbollist që ka të ardhme të ndritur i cili pritet që të jetë shumë shpejt një përforcim I mirë edhe për ekipin e parë të Ferizajt.
Përfaqësuesja e Kosovës U-17 e ka zhvilluar sot ndeshjen e saj të fundit në turneun “Mercedes Benz Aegean Cup” në Izmir kundër Sllovakisë, në kuadër të Grupit A, e cila u mbyll me fitoren e sllovakëve, 4:2. Kjo ndeshje ishte përcaktuese për skuadrën e cila do të luante për vendin e tretë.