26,11,2024

Kosova pësoi humbje nga Sllovakia, por nuk zhgënjeu me lojë

Must Read

19 janar, 2017 – Përfaqësuesja e Kosovës U-17 e ka zhvilluar sot ndeshjen e saj të fundit në turneun “Mercedes Benz Aegean Cup” në Izmir kundër Sllovakisë, në kuadër të Grupit A, e cila u mbyll me fitoren e sllovakëve, 4:2.

Kjo ndeshje ishte përcaktuese për skuadrën e cila do të luante për vendin e tretë. Meqenëse sllovakëve u konvenonte barazimi, Kosova hyri në lojë me qëllim të arritjes së fitores. Qysh në minutën e 3-të të përzgjedhurit e Besnik Kollarit patën mundësi të kalonin në epërsi pas gjuajtjes nga këndi, mirëpo vetëm një minutë më vonë sllovakët kaluan në epërsi nëpërmjet një kundërsulmi, me golin e shënuar nga Sebastian Gembicky, 0:1.

Ky gol nuk i demoralizoi djelmoshat e Kosovës, të cilët u përpoqën që sa më shpejt të rikthehen në rezultat. Një mundësi të tillë e patën në minutën e 10-të, kur Adonis Sopa depërtoi mirë nga krahu i djathtë dhe harkoi për Albin Prapashticën, por gjuajtja e tij shkoi përskaj shtyllës.

Në periudhën më të mirë të lojës së Kosovës, tek minuta e 15-të, kundërshtari na ndëshkoi sërish falë një reagim të pavëmendshëm të mbrojtjes, të cilin e shfrytëzoi Filip Nagy për 0:2. Deri në përfundim të pjesës së parë Kosova dominoi plotësisht.

Në minutën e 16-të Bajrush Osmani harkoi mirë nga këndorja, por gjuajtja e Prapashticës shkoi pak mbi portë. Në minutën e 21-të erdhi goli i parë i Kosovës, kur Qëndrim Zyba u gjet më së miri në rrëmujën e krijuar pas harkimit nga këndi, duke shënuar për 1:2. Pjesën e dytë Kosova e nisi furishëm me qëllim që t’i ndryshojë shifrat, pasi vetëm fitorja ia siguronte ndeshjen për vendin e tretë.

Në minutën e 44-t Zyba gjuajti nga brendësia e zonës, por portieri sllovak u tregua i shkathtë. Tre minuta më vonë edhe Besnik Koci u përpoq të shënojë nga gjuajtja e lirë, por sërish topi përfundojë në duart e portierit.

Në vazhdim Kollari bëri disa zëvendësime duke e freskuar skuadrën me lojtarë të ri dhe kjo u shpagua në minutën e 61-të, kur i sapoinkuadruari Armend Gashi u faulua në brendësi të zonës për të fituar penallti. I saktë nga 11-metërshi ishte Besnik Koci, duke barazuar shifrat 2:2.

Në këtë periudhë të lojës sllovakët filluan me zhagitje të lojës, pasi iu konvenonte barazimi, derisa futbollistët tanë u vërsulën në sulm në kërkim të golit të fitores. Megjithatë, në minutën e 66-të erdhi goli i tretë i sllovakëve, kur Filip Nagy shënoi me kokë pas harkimit nga krahu i majtë.

Edhe pas këtij goli futbollistët tanë u angazhuan maksimalisht në përpjekje për t’u rikthyer në rezultat, por kjo krijoi hapësira për kundërshtarin i cili në minutën e 72-të shënoi edhe golin e katërt, nëpërmjet Samue Datko, i cili u dha fund shpresave të Kosovës për t’u rikthyer në rezultat.

 

Deklaroi pas ndeshjes

Besnik Kollari:  Ky turne ka qenë i mirëseardhur për ne dhe një test i mirë. Për ne këto kanë qenë tri ndeshjet e para të zhvilluara dhe shihet që futbollistëve u mungon përvoja për ndeshje të këtij niveli, por në secilën ndeshje lojtarët kanë luajtur më mirë dhe sigurisht se vetëm kësisoj do të arrijmë ta rrisim nivelin e lojës dhe t’i evitojmë gabimet që na janë shfaqur. Të gjitha ekipet e tjera pjesëmarrëse në këtë turne kanë një bagazh të pasur të ndeshjeve ose kualifikuese ose miqësore dhe kanë zhvilluar brenda vitit të kaluar nga 8 deri 12 ndeshje. Ne e pamë konkurrencën e këtyre përfaqësueseve dhe e pamë ku kemi mangësi dhe ku na janë shfaqur problemet. Po ashtu ka futbollistë që vështirë mund të luajnë në këto ndeshje të këtij niveli dhe për këtë ne duhet të jemi real. Si rrjedhojë e mosarrdhjes së disa futbollistëve për shkaqe të ndryshme dhe lëndimeve të disa tjerëve është dashur të improviziojmë, sidomos në fazën e mbrojtjes. Edhe para këtij turneu kam theksuar se do të jetë shumë vështirë, duke i pasur parasysh të gjitha rrethanat, por ne jemi në proces të ndërtimit të përfaqësueses dhe do të vazhdojmë të bëjmë seleksionim të lojtarëve me anë të stërvitjeve dhe turneve të ndryshme në mënyrë që ta bëjmë përzgjedhjen e lojtarëve më të mirë të mundshëm për kualifikimet e Evropianit që fillojnë në muajin tetor. Është me rëndësi që Liga e Kosovës të ketë nivel më të lartë dhe konkurrencë të fortë, sepse kjo do të na ndihmonte edhe neve si përfaqësuese. Është pozitive që në këtë turne i kemi dhënë hapësirë 12 lojtarëve që luajnë në Kosovë dhe e kemi parë se disa prej  këtyre djemëve në qoftë se u krijohen kushtet për punë mund të jenë konkurrues së paku me lojtarë të disa shteteve të rajonit.  Sidoqoftë tek jemi në fillimin tonë dhe na mbetet shumë të punojmë dhe të jemi shumë real sepse shtetet tjera i kanë kushtet, përvojën dhe ligat më të forta se ne.

 

Kosova – Sllovakia 2:4

Stadiumi “Altinordu Metin Oktay Tesisleri”

Gjyqtarë: Birkan Çanakçioglu

Kartonë të verdhë: Lutolli, Sadriu – Lavrincik, Grembicky, Hynek.

Shënues: Zyba 21’, Koci 61’ – Gembicky 4’, Nagy 16’, 66’, Datko 72’

Kosova: Kuquku, Sopa, Sadriu, Koci, Musa, Lutolli, Prapashtica, Osmani, Aliu, Zumberi, Zyba. Luajtën edhe: Demolli, Huseini, Gashi dhe Sadiku.

Sllovakia: Hynek, Nemcik, Luscik, Nagy, Lavrincik, Begala, Giesser, Datko, Strelec, Gembicky, Mesik. Luajtën edhe: Burian, Tandara, Letenay.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img