Për këtë arsye në ambientet e Hotel Tiranës u mbajt një takim i posaçëm në praninë e përfaqësuesve të politikës si dhe të vetë presidentit të FSHF-së, Armand Duka.
Presidenti i FSHF-së theksoi se rritja e numrit të femrave varet jo vetëm nga ata që organizojnë ndeshjet e futbollit, por edhe nga vetë tifozët, pasi futbolli është një sport që luhet nga të gjithë.
“Prezenca e femrave në stadium patjetër që varet nga mënyra e organizimit, por edhe nga ata që janë më prezentë. Femra është e rëndësishme jo vetëm për të mbushur stadiumin, por edhe për promovimin e futbollit”, theksoi Duka.
Në fakt prania e tifozëve shqiptare në Europian la shumë përshtypje, aq sa mediat ndërkombëtare e cilësuan si një fitore të madhe pas eliminimit në tribuna të bukurosheve shqiptare.