22,06,2025

Gjykata: Ndalesa ruse për adoptimet amerikane paraqet shkelje

Must Read

Në vendimin e sotëm të kësaj gjykate theksohet se legjislacioni, të cilin presidenti rus, Vladimir Putin, e kishte nënshkruar në vitin 2012, ka rezultuar në shkelje të neneve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që nuk lejon diskriminim dhe garanton të drejtën e fëmijëve për jetë familjare.

Mëtutje, gjykata ka gjetur se ndalesa në mënyrë ilegale i diskriminon prindërit e ardhshëm amerikanë të fëmijëve të lindur në Rusi, pasi nuk e lejon adoptimin e tyre “qartas në bazat e shtetësisë së prindirëve të ardhshëm”.

Ankesa për këtë çështje ishte bërë nga 45 shtetas amerikanë, në emër të tyre dhe të 27 fëmijëve rusë, që ishin në fazën finale të adoptimit, kur legjislacioni rus u bë i plotfuqishëm.

ECHR e ka obliguar Rusinë që këtyre prindërve perspektivë tu paguhet shuma e tërësishme kompenzuese prej 75 mijë eurove dhe 13,600 euro për shpenzime.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndahet nga jeta Ekrem Jashari —Baci, një ndër figurat më të hershme të rezistencës në Ferizaj

Me dhimbje e pikëllim të thellë u mor lajmi për ndarjen nga jeta të Bacë Ekrem Jasharit, në Gjenevë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img