25,11,2024

Provokimet serbe duhet t’i ndal BE!

Must Read

Provokimet serbe duhet t’i ndal BE!
Shkruan: Hanife Salihu 

Shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogerini, paska vlerësuar se, tensionet në mes Kosovës dhe Serbisë janë të larta.
Po, sikurse nuk ka parë apo dëgjuar se pse erdhi çështja deri edhe te shqetësimi i saj më 14.01.2017 (të shtunën)?
Paska biseduar me kryeministrin e Serbisë, z. Aleksandar Vuçiq për çështjen e trenit “të famshëm”!
Po, znj. Mogerini, pasi që jeni kryesuese e bisedimeve në mes Kosovës e Serbisë, Ju me siguri keni dëgjuar për dhurimin e atij treni nga Rusia dhe përgatitjen e trenit të veshur me fjalë nacionaliste e shoviniste serbe kundër shqiptarëve?
E shtrohet pyetja, pse nuk ndërhynë me kohë me ndalur përgatitjen e trenit me atë përmbajtje shoveniste?
Pse, e pritët të shtunën (14.01.2017) ” me iu dëgjuar” kryeministri i Serbisë?
Znj. Mogerini, ngritja e tensioneve mes Kosovës e Serbisë me siguri e keni kuptuar se nga po vjen, cila palë po është provokuese vazhdimisht në një shtet tjetër, që është i pavarur, gjë që pavarësinë e këtij shteti ( Kosovës) e ka njohur edhe shteti i juaj!?
Znj., Mogerini, edhe një mur Serbia e ka ndërtuar brenda territorit të Kosovës, e do të ishte mirë t’i telefononi kryeministrit të Serbisë për ta larguar atë mur nga ata që e kanë ndërtuar aty. Pasi që, ai mur, duhet jekur nga aty , mos me ardhur dita si për çështjen e trenit.
Znj. Mogerini, me siguri e kuptuat se kush po e mbanë gjendjen e tensionuar në mes Kosovës e Serbisë, e mandej në ketë pjesë të Evropës?
Znj., Mogerini, sikurse të vlerësoni drejtë se kush po e mbanë gjendjen e tensionuar, e keni pasur shumë lehtë ta gjeni shkaktarin, pa akuzuar këtu dy palët për ngritje të tensionit.
Znj., Mogerini, kryetarja e Qendrës për Studime Euroatlantike në Serbi znj. Jelena Miliq, nuk e pat aspak të vështirë ta gjejë se kush po provokon, kush po e ngrit tensionin në mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo, duke vlerësuar drejtë, fuqishëm i tha kryeministrit të vendit të saj, (Serbisë) mos ngritni tensione dhe mos provokoni një shtet tjetër- pra aludonte Kosovën.
Të jemi parimor dhe të drejtë, qoftë edhe atëherë kur e kemi shumë vështirë është më lehtë!
E drejtësia dhe parimet duhet te mbrohen pikërisht nga Ju znj. Mogerin sepse jeni ne krye te një Unioni qe trumbeton këto vlera.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img