27,12,2024

Bisedimet për Qipron: Erdogan s’pranon tërheqjen e trupave

Must Read
Erdogan dhe Yildirim

Shpresat për ribashkimin e Qipros janë rritur këtë javë, pas bisedimeve midis qipriotëve turq dhe grekë.

Por, një numër pengesash vazhdojnë të mbeten.

Komunitetet e ishullit janë ndarë që nga viti 1974.

Pengesat kryesore për marrëveshje përfshijnë kthimin e pronës te dhjetëra-mijëra qipriotë që kanë ikur nga shtëpitë e tyre në vitin 1974, si dhe praninë e trupave.

Turqia ka 30,000 trupa të stacionuara në veri të ishullit.

Edhe sot, presidenti i Qipros greke, Nicos Anastasiades, ka përsëritur thirrjen për tërheqjen e të gjitha trupave turke.

Por, Erdogan tha se trupat turke do të mbeten derisa Greqia të pajtohet për tërheqjen e forcave të saj.

Të enjten, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, tha se diskutimet janë “në një pikë kritike” dhe se ekspertët teknikë do të vazhdojnë tani takimet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img