05,12,2025

Stefanoviq letër Interpolit: Shqipëria nuk guxon të ndërhyjë në sovranitetin e Serbisë

Must Read

Stefanoviq është ankuar pasi sipas tij ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri ka ndërhyrë në sovranitetin shtetëror të Serbisë, duke i kërkuar Interpolit rishqyrtimin dhe rivlerësimin e urdhër-arrestit ndërkombëtar për Ramush Haradinajn, transmeton lajmi.net.

“Kërkesa e Tahirit është ndërhyrje e përafërt dhe e papranueshme në sovranitetin e shtetit të Serbisë, e cila është anëtare e plotë e Interpolit”, ka thënë Stefanoviq.

Ai ka shtuar se kërkesa e ministrit shqiptar paraqet ndërhyrje të papranueshme në parimet themelore të punës së Interpolit, pasi këta të fundit kanë të bëjnë me ruajtjen e sovranitetit të shteteve dhe bashkëpunimin vullnetar të institucioneve kompetente.

“Autoritetet gjyqësore në Serbi janë absolutisht sovrane dhe të pavarura në kryerjen e hetimeve në lidhje me veprat penale të kryera nga qytetarë të një shteti të ashtuquajtur Kosovë”, ka theksuar Stefanoviq./Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu prezanton Qeverinë e re komunale. Ky është ekipi që do ta udhëheqë Ferizajn në mandatin e ri

Ferizaj 05.11.2025 Ferizaj, pas zgjedhjeve lokale në Kosovë, ka zyrtarizuar përbërjen e re të Qeverisë Komunale nën drejtimin e kryetarit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img