31,01,2025

Fatmir Hysenbelliu shuan ‘thashethemet’ për lidhjen me Anxhelina Hadërgjonaj, ja e vërteta (Foto)

Must Read

I ftuar gjatë emisionit të sotëm në “Fun Day” ka qenë ish-futbollisti Fatmir Hysenbelliu, mjaft i njohur edhe për lidhjen e tij me këngëtaren Anxhelina Hadërgjonaj.

I pyetur rreth kësaj lidhje nga moderatorja Fatma Methasani, Fatmiri është përgjigjur që ai dhe Anxhelina nuk janë më së bashku. Sipas tij arsyet që çuan në këtë ndarje janë të shumta duke përfshirë largësinë etj.

Ai u shpreh se nuk do të kishte një rikthimin mes tyre dhe se tani kanë mbetur miq të mirë, të cilët takohen herë pas here dhe urohen për festa. Megjithatë Hysenbelliu nuk u tregua kategorik për këtë ndarje duke thënë shprehjen “jetës nuk i dihet”. Hysenbelliu gjithashtu shpjegoi se ndarja me Anxhelinën nuk ndodhi për shkak të modeles Anxhela Martini pasi ata janë takuar më vonë pas ndarjes.

Vetëm pak kohë më parë ai u fotografua në një event me mamanë e Anxhelinës, këngëtaren Albërie Hadëgjonaj, ku dukeshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona për lëndim të rëndë trupor në Ferizaj

Më 25.01.2025, rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një rast të lëndimit trupor (therje me thikë)...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img