Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe me reshje të dobëta të borë.
Gjatë natës presioni atmosferik do të rritet duke krijuar kushte për ndërprerjen e reshjeve, por që në viset malore reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë natës dhe në pjesën e parë të ditës së shtunë.
Temperaturat minimale gjatë vikendit parashihen të zbresin deri -19 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të rriten deri -7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes me shpejtësi mbi 12m/s.