12,01,2026

Në Beograd sulmohet kameramani i Anadolu Agency

Must Read

Kameramani i AA, Ibrahimkadiç nga sulmi ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa pas sulmit për transportimin e tij në Akademinë Mjekësore Ushtarake në Beograd u ndihmua nga pjesëtarët e xhandarmërisë. Ibrahimkadiç aktualisht është vendosur në kujdes intensiv.

Persona deri më tani të paidentifikuar kanë sulmuar Ibrahimkadiç pas shpine, ndërsa si gjatë ashtu dhe pas sulmit nuk kanë folur dhe nuk kanë marrë sende me vlerë.

Punonjësi i AA është sulmuar në orët e hershme të mëngjesit, pas kthimit nga Bosnja dhe Hercegovina, ku qëndroi për festën e Vitit të Ri.

Për sulmin ndaj kameramanit të AA është informuar Ambasada e Bosnjës dhe Hercegovinës në Serbi dhe Ambasada e Republikës së Turqisë, si dhe autoritetet kompetente të Republikës së Serbisë.

Anadolu Agency (AA) dënon ashpër sulmin ndaj punonjësit të saj, dhe iu bën thirrje të gjitha autoriteteve kompetente në Serbi që sa më shpejt të hetojnë dhe zbardhin këtë rast.

Nihad Ibrahimkadiç në Serbi si kameraman i AA-së ishte angazhuar që nga viti 2012.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img