Sindikata Ndërkombëtare e Futbollistëve Profesionistë FIFPro u ka bërë thirrje futbollistëve të mos transferohen në klubet serbe.
Arsyeja? Atje nuk respektohen rregullat dhe të drejtat e lojtarëve, shkruan agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”, përcjell “lajmi.net”.
FIFPro ka njoftuar se 68 për qind e futbollistëve në Serbi nuk janë paguar me kohë.
Po ashtu, 89 për qind e tyre kanë qenë të detyruar për transferimin. /Lajmi.net/
.