Momentalisht po punohet në identifikimin e terroristit, i cili sipas mediave turke, është shtetas i Uzbekistanit ose Kirgistanit.
Është njoftuar se policia ka nxjerrë të dhënat nga kamerat në afërsi të klubit të natës ku edhe u krye sulmi, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, në orët e mbrëmjes, mediat turke kanë publikuar edhe një video-incizim të bërë nga vet terroristi.
Terroristi i dyshuar shihet në lagjen Taksim të Stambollit, duke incizuar vetën me celular. Sipas mediave turke, terroristi e kishte studiuar vendin nga do të ikte pasi ta kryente sulmin në klubin e natës.
Në sulmin e natës së ndërrimit të moteve, mbetën të vrarë 39 persona, kurse u plagosur 65 të tjerë.
Aktualisht, policia turke është duke kryer një operacion të gjerë në një lagje të Stambollit për të kapur të dyshuarin. /Lajmi.net/
Lexoni edhe:
Stamboll: Aksion i madh policor për kapjen e terroristit, angazhohen edhe helikopterë
Kjo është fotografia më e qartë deri tash e terroristit të Stambollit
.