29,12,2024

Chapecoense, tragjedia e vitit 2016 në sport (FOTO)

Must Read

Ekipi brazilian pothuajse u shua i tëri pas rrëzimit të aeroplanit që po e transportonte për në Kolumbi, ku do ta zhvillonte ndeshjen e parë finale të Copa Sudamericas ndaj ekipit kolumbian, Atletico Nacional.

Nga 82 persona sa ishin në bordin e aeroplanit, kryesisht futbollistë, trajnerë dhe zyrtarë të klubit brazilian, por edhe gazetarë, 71 prej tyre vdiqën dhe 11 të tjerë shpëtuan me plagë të rënda. Prej 22 futbollistëve të Chapecoenses, 19 e gjetën vdekjen, kurse vetëm tre shpëtuan.

Njërit prej tyre iu amputua këmba dhe karriera për të ka marrë fund, kurse më së miri, mrekullisht, i shpëtoi kësaj tragjedie ajrore, futbollisti AlanRuschel, i cili ka arritur të ngritet në këmbë dhe pas një kohe synon t’i kthehet futbollit.

Bota e futbollit u shokua me lajmin e fundit të nëntorit dhe këtij klubi, në shenjë respekti, iu dha titulli i Copa Sudamericas.

Klube të ndryshme kërkuan nga Federata Braziliane që kjo skuadër të mos bie nga liga elitare e këtij vendi në tri vjetët e ardhshme, ndërsa klube tjera i ofruan Chapecoenses futbollistë.

Madje, edhe yje të shumtë të futbollit iu ofruan kësaj skuadre për të luajtur për të. Sidoqoftë, dhimbja për humbjen e futbollistëve nuk do të shuhet kurrë.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img