Katalanët tani janë hedh në sulm për një tjetër mbrojtës nga Ballkani.
“The Sun” shkruan se skuadra që drejtohet nga Luis Enrique, është një hap larg nënshkrimit me mbrojtësin e Chelsea, Branislav Ivanovic, përcjell lajmi.net.
Ivanovic është 32 vjeçar dhe këtë edicion ka humbur pozitën e titulluar të Chelsea,
Barcelona është vënë në kërkim të një mbrojtësi të krahut të djathtë, pozitë që i ka nxjerrë shumë telashe që nga largimi i Dani Alvesit në drejtim të Juventusit.
Dhe këto probleme katalanët mendojnë se mund t’i zgjedhin me mbrojtësin serb, i cili ka disa vite që luan në nivele të larta./Lajmi.net/
.