Skuadrat e Kinës së fundi kanë tërhequr disa futbollistë të njohura, ndër ta edhe Carlos Tevez, që u bë futbollisti më i paguar në botë.
Pas marrjes së futbollistëve, Federata e Futbollit të Kinës ka filluar të mendoj edhe për transferimin e gjyqtarëve.
Një ditë më parë ‘The Sun’ raportoi se Mark Clattenburg ka marrë një ofertë për t’u transferuar në Kinë, përcjell lajmi.net.
Por, gjyqtari sot ka hedhur poshtë lajmin për marrjen e një oferte konkrete, por ka shtuar se edhe pse është i lumtur në Premierligë, ku referon që 12 vite, një ofertë serioze do ta vlerësonte./Lajmi.net/
.