05,05,2024

Putin ngushëllon familjarët e avionit të rrëzuar në Detin e Zi

Must Read
Vladimir Putin

“Unë dua të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e atyre që u ndanë nga jeta. Qeveria do të formojë një komision i cili do të kryesohet nga ministri i Transportit. Një hetim i plotë për shkaqet e aksidentit do të kryhet dhe çdo gjë do të bëhet për të mbështetur familjet e të vrarëve. Dita e hënë është ditë zie kombëtare për Rusinë”, deklaroi Putin.

Të gjitha pistat po merren në konsideratë për avionin që u zhduk nga radari 2 minuta pasi u ngrit në fluturim nga resorti turistik i Soçit. Autoritetet ruse gjeten pjesë të avionit në Detin e Zi dhe disa trupa, ndërsa nuk ka raporte për të mbijetuar.

Mësohet se avioni Tupolev 154 po transportonte ushtarakë, anëtarë të orkestrës së famshme ushtarake Aleksandrov dhe reporterë, transmeton tch.

Në bordin e tij gjendeshin 84 pasagjerë dhe 8 anëtarë ekuipazhi në udhëtimin drejt qytetit sirian të Latakias, ku orkestra Aleksandrov do të zhvillonte një shfaqje për trupat ruse për Vitin e Ri.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img