Trajneri i rivalit lokal të Barcelonës, Espanyolit, Sanchez Flores, ia ka kërkuar fanellën pas ndeshjes yllit argjentinas.
Flores ka deklaruar që atë ia ka kërkuar djali i tij, sepse është një tifoz i madh i Messit, përcjellë “lajmi.net”.
“Messi është i jashtëzakonshëm. Ai mund të realizojë het-trik në çdo ndeshje. Djali im është tifoz i tij dhe më kërkoi fanellën e Leos”, deklaroi Flores.
Messi bëri një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Espanyolit, duke dhuruar spektakël pothuajse në çdo prekje të topit.
Derbi katalunas u fitua nga skuadra e Barcelonës me rezultat të thellë, 4:1. /Lajmi.net/
.