Hyseni: Policia e Kosovës u tregua më e suksesshmja

Skender Hyseni

Ai tha se kjo është bërë falë punës së shkëlqyer të të gjithë pjesëtarëve.

Ndërkaq, drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Shpend Maxhuni, tha se arritja e suksesit kaq të madh për Policinë e Kosovës nuk ka qenë e lehtë, pasi sipas tij, ka pas shpesh raste kur policët janë lënduar në detyrë apo edhe e kanë humbur jetën.

Por, ai tha se institucioni që ai udhëheqë, do të vazhdojë rrugën e tij.

Policia ndau edhe disa medalje të lëvdatave për pjesëtarët e policisë dhe gazetarë.

.

Leave a Comment

Scroll to Top