05,05,2024

Dënohen ish-ministrat e LDK-së, aktori Morina duhet t’i kthejë 100 mijë Euro

Must Read
Astrit Haraqija, Valton Beqiri

Astrit Haraqija e Valton Beqiri u dënuan me nga një vit burg me kusht për shpërdorim detyre.

Dënim i njëjtë- nga një vit burg me kusht iu shqiptua nga gjykata  për mashtrim në detyrë edhe producentëve filmikë Armond Morina e Nehat Fejza.

Haraqija, Beqiri, Morina e Fejza mund të shkojnë në burg në vuajtje të dënimit nëse brenda dy vjetëve kryejnë vepër tjetër penale.

Gjykata në Prishtinë përveç dënimeve me kusht, obligoi Armond Morinën t’ia kthejë Ministrisë së Kulturës 100 mijë euro, ndërsa Nehat Fejza duhet t’ia kthejë kësaj ministrie 188 mijë euro.

Vendimin e gjykatës e komentoi pas shpalljes ish-ministri Astrit Haraqija.

“Unë e respektoj vendimin, por këto janë lojëra politike. Por ata nuk do të mund të më ndalin,” tha Haraqija. /kallxo.com

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img