25,11,2024

Na duhen Heronj të Rinj

Must Read

Në çfarë gjendje është katandisur sot Kosova jonë e “dashur” e dimë të gjithë. Prandaj, sot më shumë se kurrë kemi nevojë për heronj të ri.

Mirëpo, jo për  heronj profiter e shkatërrues të shtetit,  jo prej atyre që pretendojnë pushtetin dhe kur të vijnë në pushtet shndërrohen sikur ata që ishin ose bëhen kopje të atyre paraprak !

Na dihen heronj te vërtetë, të cilët janë në gjendje të na nxjerrin nga kjo gjendje tmerri!

Do të duhet një revolucion i ngjashëm me atë të viteve 80-89 të shekullit të kaluar, i cili ndodhi në Evropën jug-lindore për rrëzimin e komunizmit. Ky revolucion  filloi në Poloni me formimin e organizatës së parë demokratike “Solidarnost” e që më vonë u kurorëzua me fitoren e frontit opozitar demokratik dhe me rrëzimin e sistemit komunist .

Mirëpo shpirti revolucionar tek populli i Kosovës po mungon. Arsyeja e gjithë kësaj është mungesa alternatives, por edhe e atyre që do t’u prijnë ndryshimeve. Njerëzit sot për shkak të interesave afatshkurtra po bëjnë edhe shitblerjen për një pozitë pune, ndoshta 3 mujore, ndoshta 6 mujore. Në këtë mënyrë heqin edhe  dorë nga ideali i tyre.

Vijnë “ata”, shkojnë këta. Krejt fatkeqësitë i pëson populli, sidomos ata të cilët nuk janë  aktiv nëpër partitë e shumta politike.

Sot Kosova jonë e dashur është vendi më i mbrapa mbetur në Evropë. I vetmi vend në Evropë ku qytetarëve nuk u lejohet lëvizja e lirë, kurse politikajve u lejohet një gjë e këtillë. Në vendin tonë ekonomia është e shkatërruar, cilësia në arsim është e tmerrshme, shëndetësia nuk ofrohet pa para, qyteti i Mitrovicës vazhdon të ndahet me mure. Pushteti i ka futur “veshët në lesh” dhe sikur nuk brengoset për asgjë.

 

Muri i Berlinit u ndërtua më 13 gusht 1961, kurse u rrënua  më 9 nëntor 1989, pra plot 28 vite kohë deri në bashkimin e Gjermanisë .

Jam skeptik se edhe MURIT TË MITROVICËS do t’i duhen ndoshta shumë vite për t’u rrëzuar .

Ajo që bie në sy dhe duket pak sa e habitshme  është se po të dëgjohet kryeministri, ministrat dhe kryetari i Mitrovicës  të mbushet mendja se i gjithë ai mur është ndërtuar nga jashtëtokësoret e nuk u pa se si u ndërtua deri në finalizimin e tij .

Ku ishin mediat, inspektorët, policia kur filloi ndërtimi i këtij muri që askush nuk raportoi.

Apo ndoshta ka ndonjë teori konspirative të ndertimit të këtij muri, i cili do të përfundon me ndarjen zyrtare të Kosovës.

Shpresoj të mos jetë kjo e fundit. Shpresoj që ky mur mos  të ketë jetëgjatësinë e murit të Berlinit e as edhe të Urës së Ibrit , e cila deri më sot ishte barikadë e tipit të Murit. Nëse kalkulohet me vite na del që edhe Ura t’i përafrohet murit të Berlinit.

\

Shpresa e vetme e jona mbetet Zoti si gjithher, pra  presim që gjitha problemet që i kemi  të na i zgjedh ai si me “shkop magjik”. Mirëpo derisa jemi “infektuar” dhe jemi perçarë  në këtë mënyrë nuk besoj që as Zoti do të na ndihmon të dalim nga kjo situatë kaotike që e kanë krijuar njerëzit tanë nga mosdija. Ata që  janë shkaktarë të kësaj gjendje s’besoj të kenë menduar për Zotin derisa janë pasuruar në kurriz të popullit,  sepse po të kishin menduar që të pakten ekziston Zoti, sot gjendja nuk do të ishte e tillë. Edhe presidenti amerikan beson në Zot, madje betohet në biblën e shenjtë . Për fat të keq këta tanët nuk besoj të kenë Zot e as të besojnë në bibël e kuran

 

 

 

Mentor Nuhiu, Master  Administrate Publike dhe Diplomaci .

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img