27,11,2024

Albian Ajeti në minutat shtesë të lojës gjunjëzon FC SIONIN

Must Read

Java e shtatëmbëdhjetë e Kampionatit futbollistik të Zvicrës,konsiderohet javë suksesi për futbollistët Albian Ajeti dhe Jahmir Hyka, të cilët si golashënues të dyfishtë u sollën fitore të vlershme skuadrave të tyre.

Hyka në pozitën e mesfushorit tek FC Luzen ka shënuar në minutat 51 dhe 58 të pjesës së dytë të lojës duke ngritur rezultatin në 3me 0 ndaj FC Vaduz, të Principatës së Lishtenshtajnit .

Me këto pikë të arkëtuara skuadra bardhë e kaltër e titullarëve Jahmir Hyka e Hekuran Kryeziu ngjitet në pozitën e tretë të tabelës së klasifikimit, ndërsa FC Vaduz i Albion Avdijat, i cili në këtë takim as që ishte ftuar nga trajneri Giorgio Contini ngelet edhe më tutje në vendin e fundit me vetëm 15 pikë të tubuara.

Në anën tjetër FC.ST. Gallen e Albian Ajetit dhe Albert Bunjakut, i cili në ndeshjen e sotme ndaj FC Sion u aktivizua në minutat e fundit të lojës shënoi fitore falë efikasitetit të sulmuesit Albian Ajeti, i cili në minutat shtesë të lojës i sjell fitoren FC.ST. Gallen ndaj skuadrës solide të Sionit me rezultatin 2me 1.

Mysafirët ishin të parët që erdhën në avantazh në minutën e 45-të të pjesës së parë të lojës nëpërmjet qendërsulmuesit Elsad Zverotiq.

Pushimi prej pesëmbëdhjetë minutave ndërmjet dy pjesëve sikur i këndelli vendasit. Ata të konsoliduar në mbrojtje dhe sulm shumëfishuan aksionet dhe shtuan rrezikun ndaj portës kundërshtare.

Në minutën 63 Ajeti i shërbyer nga Marco Aratore mposht portierin Mitryshkin të Sionit duke barazuar rezultatin në 1 : 1.

albian-ajeti

Ajeti duke demonstruar gëzimin e tij të pa përshkruar për golin e tij të barazimit

 

Njëzeteshtatë minutat e mbetur të lojës ishin minuta të shpresës për futbollistët vendas të cilët me gjithë rastet e shumta nuk gjenin dot rrjetën e valesasëve. Kur afër dymbëdhjetë mijë shikues menduan që skuadrat e takimit të sotëm FC . St. Gallen dhe FC. Sion ndanë pikët në skenë rishfaqet djaloshi me origjinë nga Podujeva, Albion Ajeti, duke shënuar në sekondat e fundit të lojës hetrik e kalon në epërsi 2me 1 FC.ST. Gallen.

albian-ajeti1

Ajeti duke demonstruar gëzimin e tij të pa përshkruar për golin e tij të barazimit

Albian Ajeti akoma i papërcaktuar se a do të jetë pjesë e ekipit të parë kombëtarë të Zvicrës apo i grupmoshave 21 vjeç të kësaj kombëtare i solli skuadrës së tij aktuale FC St. Gallen tri pikë të arta,ngase këtë kampionat kjo ekip e pati nisur keq.

FC. ST. Gallen në saje të lojës së bukur të Ajetit të talentuar e mjaft perspektiv ik për momentin nga rreziku duke u plasuar në vendin e gjashtë të renditjes tabelore me 21 pikë aq sa ka edhe i pesti FC. Grasshopper i Cyrihut.

ARIF EJUPI

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img