Ai ka thënë se nuk do t’u sugjerojë dhe as nuk do t’ua imponojë votuesve të vet se kë duhet ta votojnë më 18 dhjetor në balotazh.
Drenori i ka bërë thirrje PDK-së të reflektojë dhe ta analizojë situatën pse nuk i fitoi zgjedhjet më 4 dhjetor.
Ai ka thënë për “Epoka e re” se përgjegjësinë për këtë rezultat të PDK-së duhet ta marrë kreu i partisë, Kadri Veseli, i cili, sipas tij, e ka sjellë Ramiz Lladrovcin në mënyrë autoritare si kandidat për kryetar të Drenasit.
Drenori ka bërë me dije se nuk ka qenë dëshira e Degës së PDK-së në Drenas që Lladrovci të jetë kandidat për kryetar të Drenasit.
.