26,11,2025

Myslimanja me mbulesë pozon për “Playboy” (Foto)

Must Read

Një gazetare myslimane ka pozuar për revistën “Playboy”, e veshur me hixhab, e para për këtë revistë që deri një vit më parë favorizonte modelet nudo.
Noor Tagouri, 22 vjeçe, do të shfaqet në rubrikën e muajit Tetor, si pjesë e Renegades series 2016, shkruan Daily Mail.

Tagouri, e para amerikane libaneze nga West Virgina tha se ëndërron për të qenë folësja e parë me hixhab në televizionin komercial në Shtetet e Bashkuara.

Ajo “vodhi” vëmendjen online në vitin 2012, kur publikoi një foto të saj në tryezën e ABC 7 News, me përshkrimin: “Spikerja e parë me hixhab në televizionin amerikan.”

Ky postim u bë viral me hashtagun #lëreni Noor të shkëlqejë, duke inkurajuar më pas dhe të tjerët që të pranonin identitetin e tyre dhe të ndiqnin ëndrrat

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img