Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri po qëndron në Zvicër ku ka marrë pjesë në Kongresin e Partisë Social-demokrate të Zvicrës.
“Biseduam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë me ç’rast e njoftuam ministrin Berset për rastin e vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit. Biseduam edhe për marrëveshjen ende të panënshkruar për pensione mes Kosovës dhe Zvicrës. Mos nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ua pamundëson qytetarëve të Kosovës realizimin e përfitimeve të tyre pensionale nga Zvicra nëse janë kthyer të jetojnë në Kosovë, edhe pse kanë kontribuar me punë e financiarisht sa kohë që kanë jetuar e punuar në Zvicër”, ka treguar Ymeri në llogarinë e tij në Facebook.
Ymeri po qëndron në Zvicër bashkë me nënkryetaren e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, deputetin Faton Topalli dhe kryetarin e Qendrës së Lëvizjes në Zvicër, Mujë Shala.