24,12,2024

Beteja propagandistike e Moskës në Ballkan

Must Read

Parlamenti Evropian muajin e kaluar ka miratuar një rezolutë kundër ‘luftës dezinformative dhe propagandistike ruse’ dhe ka kërkuar nga Komisioni Evropian të ndërmarrë kundërmasa. Agjencia gjermane e lajmeve DPA shkruan se Moska prej vitesh po zhvillon një fushatë mediale në Ballkan.

Ndonëse gati të gjitha vendet e rajonit ose janë anëtare të BE-së ose kandidate për anëtarësim, Greqia, Maqedonia, Bullgaria apo Serbia kultivojnë kontakte tradicionalisht miqësore ndaj Rusisë, «vendit më të madh të botës». Bazë e kësaj miqësie është konfesioni i përbashkët ortodoks apo përkatësia në familjen e madhe të popujve sllavë.

“Mjete qendrore në këtë betejë propagandistike ruse janë agjencia e lajmeve Sputnjik, e cila emiton lajme edhe në serbisht, si dhe televizioni RT (më herët Russia Today). Meqë shërbimet ofrohen falas dhe arkat e mediave po zbrazen gjithnjë e më shumë, materialet e Sputnjikut po hasin në jehonë të madhe”.

Sipas DPA krahas Rusisë edhe Turqia po angazhohet në fushën mediale në Ballkan. Agjencisë së lajmeve Anadolu po i hapen dyert para së gjithash në vendet me popullsi myslimane si Bosnjë-Hercegovina apo Kosova. Kjo agjenci shtetërore, nënvizon DPA, ka arritur që ta plasojë në mediat e Ballkanit interpretimin zyrtar të përpjekjes për grusht shteti në Turqi. Por propaganda ruse shkon më tutje.

Raportet nga Moska ribotohen apo ritransmetohen edhe kur kanë të bëjnë me tema të politikës së brendshme. Në raporte vazhdimisht potencohet se armët ruse janë më efektive se ato të NATO-s, se Moska, për dallim nga Perëndimi ngurrues, gjithkund në botë po zgjidh kriza, se Putini vepron me vendosmëri, se Rusia na qenkësh garantuese e të drejtës ndërkombëtare. DPA shkruan se për të bërë fushatë kundër rezolutës së fundit të Parlamentit Europian Sputnjik intervistoi Liljana Smajloviqin, shefe e Shoqatës së Gazetarëve Serbë.

Ajo e quajti rezolutën ‘dëshmi të histerisë së Luftës së Ftohtë’ dhe ‘plotësisht të parëndësishme». Sputnjik i jep hapësirë edhe Milorad Dodikut, liderit të serbëve të Bosnjës, i cili thotë se ‘për dallim nga BBC dhe CNN, të cilat tërë ditëm e lume e mallkojnë popullin’ Sputnjik dhe RT si shërbime globale kanë dëshmuar se mund të raportojnë me kohë dhe objektivisht. /DP

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img