25,12,2024

Ambasadorët nuk përzihen në datën e zgjedhjeve

Must Read
Ruairi O’Connell

Bashkësia ndërkombëtare vazhdon ta mbajë qëndrimin se subjektet politike kosovare vendosin nëse Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, apo jo, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Javë më parë zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian patën deklaruar se kjo është çështje e brendshme e Kosovës, ndërsa edhe tani përfaqësuesit diplomatikë të disa vendeve mike të Kosovës thonë se për çështjen e zgjedhjeve të parakohshme duhet të vendosin subjektet politike në vend.

Megjithatë, ata theksojnë faktin se kjo do t’i kushtonte Kosovës me humbje të parave dhe të kohës. Zyrtarë të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë kanë thënë për “Zërin” se për çështjen e zgjedhjeve duhet të vendosin paritë politike në vend, pasi që, sipas tyre, ato janë përgjegjëse para qytetarëve.

“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, është përgjegjëse për të ardhmen e saj. Andaj çështja e zgjedhjeve të parakohshme është diçka që duhet të vendosin partitë politike në Kosovë. Ata janë të zgjedhurit e popullit dhe janë përgjegjëse para qytetarëve të vet”, thuhet në qëndrimin e Ambasadës britanike.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img