24,11,2024

Brisida Shehaj thyen heshtjen: Përse ika nga ministria

Must Read

Ajo tuhotë se ia ka parashtruar zyrtarisht dorëheqjen shefit të kabinetit duke e argumentuar me motive personale.

Por ky argumentim është shumë i përgjithshëm dhe komentet për arsyet e largimit janë të shumta. Komentet ishin nga një përplasje me ministren e Ekonomisë, Vilma Ekonomi dhe deri te marrja e një detyre partiake në prag të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm ku shehaj mund të ketë një vend në listën e kandidatëve për deputetë.

Shehaj është pyetur nga newsbomb.al ku thotë se dorëheqja e saj lidhet vetëm me arsye personale ndërsa thekson se me ministren Ekonomi ka raporte të shkëlqyera.

“Gjatë punës dy mujore me zonjën ministre, por edhe më herët, e kam vlerësuar për profesionalizmin e saj. Me zonjën Ekonomi kam raporte të shkëlqyera dhe gjithçfarë thuhet lart e poshtë se kam pasur konflikte me të, nuk është e vërtetë. Kjo bëhet për të cënuar integritetin tim dhe të ministres për të cilën gëzoj respekt të veçantë”, – është shprehur Shehaj.

Dy muaj më parë, me një vendim të Kryeministrit Edi Rama Brisida Shehaj la detyrën e rëndësishme të Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve për të marrë zyrën e zv.ministres së Ekonomisë./lapsi.al/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img