27,12,2024

“Mbreti” i prostitutave; i vrari Pata kontrollonte rrjetin në Norvegji, bashkë me të atin (Video)

Must Read

Emri i tij është i lakuar në televizionet lokale norvegjeze, të cilat ndoqën edhe procesin e tij gjyqësor në Tiranë. Ai ka zotëruar rrjetin e prostitucionit në Trondheim të Norvegjisë së bashku me tre vendas, aktualisht të dënuar për këtë akuzë.

Kur Pata u arrestua në Shqipëri, autoritetet norvegjeze ishin tejet të interesuara për dënimin e tij. Tre gra të rrjetit të tij të prostitucionit në Norvegji dolën dëshmitare, pasi dhanë të gjitha dëshmite e tyre përpara policisë lokale atje.

Me dëshmitë e tyre në Norvegji u dënuan pesë persona, të cilët ishin anëtarë të këtij rrjeti. Të gjitha të dhënat e sjella nga Norvegjia i vlejtën Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë për ta dënuar atë me 16 vjet burgim, ndërsa të atin një vit më pak.

Të njëjtin vendim la në fuqi edhe Apeli i Krimeve të Rënda, por Gjykata e Larte i përgjysmoi atë, pasi vlerësoi se duhej ndryshuar kualifikimi i veprës penale.

Gjykata e rrëzoi akuzën e bashkëpunimit, duke i dhënë tetë vjet burg, duke arsyetuar se nuk kishte prova se vepra penale ishte kryer në bashkëpunim.

Policia norvegjeze rastin e të riut Pata e quan një ndër bashkëpunimet më të mira në historinë e saj me shtetin shqiptar deri në momentin kur ai mori edhe dënimin e parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, por më pas ai u la i lirë.

Në reportazhet televizive për veprimtarinë e Patas, media norvegjeze i ka kushtuar rëndësi edhe aktivitetit të tij të mëpasshëm penal, si atë të rrëmbimit dhe kërcënimit të një biznesmeni në Greqi, apo edhe vepra penale të tjera.

Dosja e ardhur prej Norvegjisë, ku kishte të dhëna të mjaftueshme për dënimin kapital të Patës në Norvegji, u hodh poshtë nga Gjykata e Lartë në vendin tonë.

Nëse do të kishte mbetur në fuqi dënimi i Patës, ky i fundit nuk do të ishte pjesë e zinxhirit të vrasjeve kohët e fundit, i përplasjeve të grupeve rivale të Tepelenës, ku kanë mbetur disa viktima dhe disa të plagosur.

Historia e këtyre përplasjeve ka të paktën 16 vjet dhe nga policia anëtarët e dy bandave rivale konsiderohen si tepër të rrezikshëm.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img