10,09,2025

Peja dhe Luboteni në finale të Kupës së FVK-së

Must Read
Në Qendrën e Rinisë dhe të sportit në Pristhinë, janë zhvillua ndeshjet Gjysmë finale të Kupës së Federatës së Voljebollit të Kosovës. Finalistw janw, Peja dhe Luboteni.Në ndeshjen e parë gjysëm finale që u zhvillua ndërmjet Pejës dhe Prishtina Voley, adhuruesit e volejbollit patën rastin të shohin një takim tejet dramatik dhe të paqartë deri në fund. Ndonëse ishin në epërsi volejbollsitët prishtinas 2:0, ata nuk qëndruan deri në fund. Volejbollstët e Pejës i fituan tre sete radhazi dhe e fituan tërë takimin me rezultat 3:2. Me këtë fitore, Peja u kualifikua për në finale.
Në ndeshjen e dytë, volejbollsitët e Lubotenit dëshmuan se në këtë edicion garish janë ekipi më cilësorë. Ata shënuan fitore në përballje ndaj Drenica&R.Rukolli me rezultat 3:0. Vetëm seti I dytë ishte I barabartë, ku volejbollistët e Lubotinit shënuan fitore të ngushtë me rezultat 28:26, pastaj në setin e fundit e fituan setin vendimtar 25:15 dhe tërë takimin 3:0.
PEJA – PRISHTINA VOLEY 3:2 (26:28, 22:25, 25:9, 25:12, 15:11).
DRENICA R&RUKOL I – LUBOTENI 0:3 (14:25, 26:28, 15:25)
Kështu në finale të Kupës së Federatës së Volejbollit të Kosovës, të dielën, më 20 nëntor nga ora 16,00, në Pallatin e sportit “1 tetori” në Prishtinë luajnë, Peja dhe Luboteni./sportrks.com
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img