26,12,2024

Historia e 17-vjeçarit, viktimë e trafikut rrugor me pasoja të përjetshme

Must Read

Kjo konferencë është organizuar sot me qëllim që të  shpalosen rekomandime se si duhet te orientohen të gjitha organizatat dhe Policia e Kosovës, në mënyrë që  t’i eliminojnë aksidentet në trafik.

“Unë jam Elmi Fazliu, isha 17 vjeç në natë verë ndodhi diçka që nuk më kishe ndodhur asnjëherë më parë. Në kohën më të mirë të rinisë, karrierës time si sportist dhe shkollimit tim si një policë i komunikacionit në të ardhmen se si isha në atë drejtim në shkollën e mesme, unë u gjenda në kohë dhe vend të gabuar, në një veturë të shpejtë, me një shofer pa patentë, të pakujdesshëm dhe që nuk respektonte asnjë shenjë të komunikacionit dhe pa vënë rripat e sigurisë asnjeri nga ne deh nga tejkalimet e shpejta ne humbëm kontrollin dhe u aksidentuam…Lëndimet tona ishin të mëdha, të papërshkrueshme me fjalë dhe me pasoja të përjetshme”, tha Fazliu.
fazliu-2011162_5782

Kurse, Renea Bheluli rrëfen për momentet e humbjes së shokut të saj Milotit, i cili kishte humbur jetën në komunikacion rrugor. Ajo duke e përmendur këtë rast, kërkoi nga shoqëria civile, sistemi gjyqësor, deputetët dhe parlamenti që të i rregullojnë këto çështje në mënyrë që t’i shmangin pasojat fatale.

“Shoqëria civile më shumë diskutime, më shumë presion në sistemin gjyqësor që rastet të zgjidhen shpejt dhe drejtë, më shumë presion në përgjithësi që të bëhemi më të fortë si shtet. Parlamenti dhe deputetet ligjet për siguri në trafik të mendohen dhe të ribëhen në atë mënyrë që të dënohet ata të cilët nuk kanë konsideratë për jetën e tjetrit siç është Dikton Zariqi…Jetën e Milot Bajramit, shokut të mirë tim, nuk e kthen askush fatkeqësisht. Jeta e Milit u shua në prehrin tim për shkak të një njeriu i cili ishte duke vozitur veturën e tij të shtrenjtë me shpejtë të madhe në mes të Prishtinës, në gjendje të dehur”, tha Behluli.
behluli-2011162_5306

Në fjalën hyrëse të kësaj konference, zëvendësministri i Brendshëm , Nehat Mustafa, tha se në bazë të  statistikave, trendi i viktimave në trafik ka rënë dukshëm.

Mirëpo, ai tha se MPB-ja, nuk do të jetë e kënaqur përderisa të ekzistojë edhe vetëm një viktimë në trafikun rrugor.

“Natyrisht, Institucionet e Republikës së Kosovës dhe as Ministria e Punëve të Brendshme nuk do të jetë e kënaqur përderisa të ekzistoj edhe vetëm një viktimë që shënohet në trafikun rrugor…Derisa në vitin 2010 kemi pasur 157 viktima në trafikun rrugor në vitin 2015, pra 5 vite më pas ky numër është zvogëluar në 129. Që do të thotë, se trendi i  zvogëlimit të aksidentit me humbjen e jetës së qytetarëve është në rënie e sipër…Po i bëjë ftesë edhe Ministrisë së Arsimit që  në plan programet e veta të ketë më shumë njësi të cilat flasin për sjelljen e të rinjve në rrugë, të nxënësit dhe këto të mos jenë vetëm aktivitete të cilat shënohen me një lëndë, më një orë të caktuar, por të shikohet mundësia që ndoshta çdo 6 muaj, nxënësve të i rikujtojnë ato që i kanë mësuar sa i përket njohurive të lëvizjes  në komunikacion sepse është tragjike kur ne shohim që viktima mund të jenë fëmijët”, tha Mustafa.
mustafa-2011162_4881

Aake Roghe, nga departamenti për Siguri  OSBE,  tha se shifrat tregojnë që ka ende punë për tu bërë, duke u nisur nga përmirësimi i sigurisë të trafikut rrugor, që sipas tij, është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon bashkërendim të punës së institucioneve dhe llogaridhënie dhe është çështje multidimensionale.

Kurse, zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës Fehmi Mujota, tha se kjo ministri ka ndërmarrë masa të rrepta në ligjin e ri mbi rregullat e trafikut rrugor me synim që të kemi 0 aksidente në trafik.

“Ministria e Infrastrukturës ka ndërmarrë masa të rrepta, më ligjin e ri mbi rregullat e trafikut rrugor përveç gjobave parashihet edhe humbja e të drejtës për  posedimit të patentë shoferit për ngasësit që përsërisin shkelje të caktuara ligjorë përmes sistemit të humbjes së pikëve dhe për ata që bëjnë shkelje të rënda të këtyre rregullave…Me këto masa ligjore dhe zbatimin  plot të këtij ligji nga ana e Policisë së Kosovës do të arrihet që ngasësit e padisiplinuar ta humbin të drejtën për drejtimin e automjeteve…Ne me këto masa ligjore presim që numri i aksidenteve të zvogëlohet dukshëm duke synuar 0 aksidente”, tha Mujota.
mujota-2011162_3741

zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha tha se Policia e Kosovës ka një barrë të madhe për numrin e këtyre fatkeqësive të përditshme të vazhdueshme për familjen, komunitetin dhe vendin.

Mbajtja e kësaj konference sipas tij, është një  mënyrë e mirë për të diskutuar dhe për të rekomanduar mënyrat se si ti parandalojnë këto ndodhi./KosovaPress/

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img