27,12,2024

Serbia vrau dhe tentoi të vriste luftëtarë të UÇPMB-së në Kosovë

Must Read

 Këtë fenomen, ku implikohej  Serbia, e kisha pikasur  nga prilli i vitit 2004, ku kisha pësu një  tentim-vrasje ku implikoheshin njerëzit e saj, e që më pas do informohesha  shumë më mirë, që  kishte edhe disa  raste të tjera, që kishin ndodhur  në Republikë të Kosovës!

Me mbarimin e  Luftës së UÇPMB-së, në  maj 2001,  Luginën e  Preshevës, e riokupuan sërish  forcat kolonialiste-okupuese të Serbisë, territor ky  etnik Shqiptar. Në kuadër të UÇPMB-së, ishin   deri 1700 luftëtarë, nga të  cilët ranë Dëshmorë disa dhjetëra( nuk e theksoj numrin e saktë, nga shkaku që  janë  përfshirë edhe disa  që s’do duhej të quheshin Dëshmorë!).

Por siç kam qenë  dëshmitarë  okularë, në disa raste   mund të  dëshmojë, që  Serbia disa nga  Dëshmorët në  Luftën  e UÇPMB-së, i kishte  piketu( seleksionu) që duhej  të vriteshin! Madje rënia e këtyre Dëshmorëve, ka shumë dyshime, që  lë të kuptohet që ishte tradhti. Pos saj, dihet mjaftë  mirë, por edhe  vetë unë isha  dëshmitarë që kisha  pa edhe bashkëpunëtorë të Serbisë, që ishin  rekrutu kinse si  Luftëtarë në radhët  e UÇPMB-së! Kjo gjueti ndaj Luftëtarve më të  dalluar të UÇPMB-së, nuk  mbaroi   me  mbarimin e luftës!

Serbia shpalli  Amnesti më 21 maj 2001, përmes  Nebojsha Çoviqit(nënkryetar i Qeverisë së Serbisë), në të  cilën thuhej:” të gjithë  ata  të cilët i dorëzojnë  armët, uniformat dhe të gjitha  pajisjet ushtarake që ilegalisht i  posedojnë”.  Akti i tillë, është  miratuar edhe  nga Kuvendi  Federativ.

Luftëtarët  më të  dalluar  të  UÇPMB-së, që ishin  nga  Lugina e Preshevës, të  cilët  në  asnjë  formë  nuk pranuan  bashkëpunimin a nënshtrimin  ndaj  okupatorit, u vunë  në  shënjestër, andaj një  pjesë e tyre  kaloi  në  Republikë të Kosovës. Duke tentuar që me  ikjen  e tillë, të  shpëtonin jetën  e vetë, si dhe të  kursenin  familjarët  e  vetë( familjen e  ngushtë), nga  hakmarrja e Serbisë.

Mbi bazën  e  analizimit  të rrethanave të  akteve të  kryera, mund të  shohim  që  Serbia, sulmoi vetëm  ata  Luftëtarë të  dalluar të UÇPMB-së, të  vendosur  në Republikë të Kosovës, prej të  cilëve kishte  mundësi që  të rrezikohej  shteti i tyre. Madje në jo pak  raporte ndërkombëtare, strategji kombëtare të Qeverisë së  Serbisë, akuzonin  Republikën e Kosovës, si strehuese e “terroristëve Shqiptarë të Luginës!” Ndërsa nuk rrezikoi-sulmoi jetën  e asnjë  Luftëtari të dalluar të UÇPMB-së, që ishte  vendosur në Iliridë( Maqedoni) apo në  vendet  e Bashkimit Europian-sepse  prej tyre nuk priste  të  rrezikohej shteti i Serbisë!

Me siguri absolute, jo vetëm  shkaku i  përvojës time personale, por edhe  nga analizimi i rasteve të  ngjashme( të ndodhura  ndaj Luftëtarëve të dalluar të UÇPMB-së),  raporteve të Serbisë dhe atyre  ndërkombëtare të qeverisë së Serbisë( që sipër thash), territori i Kosovës mbetet vendi më i rrezikshëm  në botë, vetëm për  Luftëtarët  e vërtetë të UÇPMB-së, që rrezikohen nga Serbia!

 

Nga paslufta, deri më sot, në  Republikë të Kosovës, Serbia veproi  aktivisht sidomos  me  shqipfolës si kriminel ordinerë e deri edhe  me  terroristë islamik (vehabi- të cilët  kanë armiqësi të theksuar sidomos  ndaj  Luftëtarëve të dalluar të UÇPMB-së), për t’i sulmua, kërcënua, deri edhe   për të vrarë!

Policia, Prokuroria dhe Gjykatat vendore në Republikë të Kosovës, janë kufizua-ndalu, që të  merren me hetimin e  rasteve të tilla, nën  klauzolën  si raste të ndjeshme politikisht, e që rezervonin  si kompetencë  ekskluzive UNMIK-u, e pastaj edhe EULEX-i. Madje, është  për  të  ardhur keq,  pas tentim-kidnapimit që pasoi me  tentim-vrasjen time të dytë më 27 maj 2009, kuptova edhe një fakt, që EULEX, kërcënonte  zyrtarët  vendorë( hetuesit policor), prokurorët  vendorë dhe gjyqtarët  vendorë, pos  saj edhe  institucionet tjera  Qeverisëse, që të  heshtnin rastet! E jo të pakta ishin raste  që edhe  hetues policor ( sidomos), të  kërcënonin  apo  në mënyra më të  buta, të  kërkonin  heshtjen  apo zvarritjen e rastit.

Madje edhe për  më  keq, Serbia edhe  në  kuadër të Policisë së Kosovës,  kishte  arritur të  fuste njerëzit e saj, e që edhe në  rastet kur  viktimë ishin Luftëtarët  e dalluar të UÇPMB-së, në  territor të Republikës së Kosovës, policët e tillë ishin çdoherë në punë( dmth veprat  e tilla kriminale kryheshin në koordinim). Këta  polic agjentë të Serbisë( dihen tashmë me emër  e mbiemër), në rastet  e tilla, vononin  reagimin e  policisë së Kosovës( duke  dalur në  vendngjarje pas 30  e deri 120 minutash),  por edhe  duke ndikua në provat  materiale në vendin e  ngjarjes e në vazhdimësi pastaj në procedimin e rastit( hetuesi policor i dirigjuar nga Serbia!)- të gjitha këto bënin që rastet  e tilla të  mbesnin  të pazbuluara, të pa hetuara dhe të pagjykuara( të gjitha rastet e tilla janë  ku u viktimizuan  Luftëtarët  e dalluar të UÇPMB-së në Republikë të Kosovës)!

Ngaqë Luftëtarët  e dalluar të UÇPMB-së  në Republikë të Kosovës, u vendosën kryesisht në Prishtinë, një pjesë në Gjilan, Ferizaj, Dardanë, Fushë Kosovë, vende këto ku edhe  ndodhën   akte e tilla.

Si rasti me pasoja më të  rënda, rangohet  rasti i Komandant Rrebelit( Muhamet Xhemailit), i cili gjatë  Luftës së UÇPMB-së ishte  Komandant i Zonës së Qarrit,  e që u vra në  Gjilan, më 13 korrik 2005, në ora 21:20, e që as në këtë rast  nuk është vënë  drejtësia në vend! E mos të  flitet më për rastet tjera më të  lehta, që janë  tentim-vrasje, kërcënime, sulme fizike( më të rralla) etj!

Më:19 nëntor 2016

 

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrë nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

 

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img